
Temperaturat e ulëta kanë sjellë rritje të numrit të pacientëve me simptoma të gripit. Mjekët thonë se bëhet fjalë për një sëmundje virusale të rrezikshme e cila përhapet shumë shpejt, sidomos në ambiente të mbyllura. Sipas tyre, gripi mund të lë edhe pasoja nëse pacientet shërohen në shtëpi dhe nuk bëjnë kontrolle mjekësore.
“Me anë të strisheve që kemi bërë nëpërmjet hundës dhe gojës kemi vërtetuar se nuk ekzistojnë bakteriet në këtë sezon por më tepër viruse. Si preventivë tjetër ndaj pacientëve që i ka kapur sezona e viruseve mund të kenë temperatura të larta që mbrrijnë deri në 40 gradë atëherë japim preparate për të ulur temperaturën si dhe lëngje që duhet të konsumoj vetë pacienti” , deklaroi Sefian Ferati Bellçishta, Mjeke.
Mjekët thonë se ulja e paralajmëruar e temperaturave gjatë ditëve në vijim mund të sjellë përhapje edhe më të madhe të këtij viruse dhe rritje të numrit të pacientëve.
“Ulja e temperaturave nëse vazhdon kështu do të përhapet ende virusi sepse pacientët do të jenë në vende të mbyllura ku do të përcjellin njëri tjetrin me një teshtitje me një kollitje mund ta sëmurin edhe personin tjetër. Mirëpo, rekomandimi është që të hapen dritaret një ose dy minuta dhe pastaj të mbyllen”, tha më tej ajo.
Ata u rekomandojnë qytetarëve që të rrijnë në ambiente të mbyllura, mos të dalin në temperatura të ftohta dhe të konsumojnë lëngje të ngrohta.
Teuta Buçi /SHENJA/
Gripi në ofensivë, mjekët apelojnë për kujdes by tvshenjaofficial