Fitore mëse e merituar; rikthim historik… për Trumpin.Rishkruajte rregullat e lojës… Gati për bashkëpunim të frytshëm në 4 vitet e ardhshme-thotë Meidani, ripostuar nga Grenell.
Richard Grenell, njeriu kyç i Presidentit të zgjedhur Trump për politikën e jashtme, ish shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shpërndan në faqen e vet në instagram vetëm … një postim nga Ballkani. Bëhet fjalë për postimin e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.. Në postim shkruhet: Urime Presidentit Trump për rikthimin historik dhe më shumë se të merituar. Përgëzime Partisë Republikane që e ngjyrosi me të kuqe krejt vendin!
Vijon pastaj një pjesë dedikuar Grenell me fjalët: Falënderime të mëdha për mikun tim të dashur Richard Grenell për rishkrimin e rregullave të lojës.. edhe njëherë tjetër. Ja ku jemi për një katërvjecar të ardhshëm të begatshëm në bashkëpunim”.
Ambasador i SHBA-ve në Gjermani, ndërmjetësuesi i Marrëveshjes së Uashingtonit, që pritet të rivendoset në skenë sipas disa ekspertëve, Grenell është aktiv në rrjetet sociale. Ai mendohet se mund të marrë njërën në tre detyrat më të larta, pse jo dhe të Sekretarit të shtetit si pritet ndërsa në takimin më të rëndësishëm ndërkombëtar të profilit të lartë të Trump gjatë fushatës e të bërë publik-atë me Presidentin Zelenski- Grenell ishte në krahun e tij të djathtë. Por interesant është se nga Ballkani, madje nga Europa apo më gjerë ai ka vendosur të rishpërndajë këtë postim, ku publikohet për herë të parë një foto e Grenell me Denion Meidanin, shkruajnë mediat më të mëdha shqiptare.
Denion Meidani, është aktualisht ambasador mjaft aktiv në Republikën e Maqedonisë së veriut prej disa muajsh angazhimi në diplomaci pas angazhimeve të mëparshme në role të profilit të lartë, si në agjenci sigurie, këshilltar krerësh institucionesh, etj. Ai është djali i ish Presidentit Rexhep Meidani (1997-2002).