Granit Osmani
Vërtetë, në historinë e shqiptarëve ka pasur njerëz të tillë që nuk kanë punuar për interesat kombëtare, por kanë parë interesat e tyre personale. Të tillë janë funksionarët e BDI-së të cilët e shfrytëzuan pushtetin për t’u pasuruar dhe harruan interesat kombëtare.
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot posedon qendrën tregtare SORAVIA në qendër të Shkupit;
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot ka akuzë për korrupsion nga Gjykata e New York-ut për rastin “Magjar Telekom”;
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot merret me biznesin e rrymës;
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot merret me biznesin e ndërtimtarisë;
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot merret me biznesin e naftës;
– Në emër të interesave kombëtare, Ali Ahmeti sot i bëri kazinot dhe bastoret pushtet më vete në shoqërinë tonë;
Ali Ahmeti, të ftoj të shikosh rreth vetes dhe aty të gjesh ata që ‘kanë bërë gjynahe’. Ndër shokët e tu ka të arratisur nga drejtësia, ka njerëz në listën e zezë amerikane, ka njerëz me dosje të trasha kriminale dhe që janë të përfshirë në korrupsion të lartë.
Poashtu, po ta kujtoj se ti nuk e braktise Qeverinë, madje asnjëher nuk fole, për rastin Sopoti, as për vrasjen e Harun Aliut, as për rastin Monstra, as për rastin Alfa, as për Shkupi 2014, as për Lagjen e trimave, as për Durmo Tursin, as për Spitalin e Tetovës, as për Besa Transin…
Pra, nuk je ti lideri që ka dhënë shembullin më të mirë se si braktiset Qeveria për të mbrojtur “interesat kombëtare”, prandaj dhe nuk ke asnjë të drejtë morale që të bësh thirrje të tilla.
Koha e politikës dhe politikanëve folkloristë ka mbaruar. Njerëzit sot kërkojnë punë dhe rezultate.