Sot në orët e para të mëngjesit, në disa rrugë të komunës së Çairit në Shkup, janë shfaqur grafite dhe parulla me përmbajtje politike.
Në mbishkrime qëndron mesazhi: “Koha t’i bëjmë shqiptarët përsëri zot shtëpie.”
Grafitet janë konstatuar nga banorë të lagjes, ndërsa pamjet e tyre janë shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Deri në këtë moment, nuk ka njoftime zyrtare lidhur me autorët e këtyre mbishkrimeve apo për ndonjë reagim konkret nga institucionet përgjegjëse.





