Më 07 nëntor 2025, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, qytetarja XH.A. (72) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 14:25, në zonën e Qendrës së Shkupit, një person ka përdorur forcë fizike ndaj saj dhe i ka marrë stolitë personale.
Sipas informacioneve të siguruara nga TetovaSot, policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.TS


