
Ai ka bërë një kërkesë surprizë për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se policia duhet të padisë bankën për dënimin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë.
Postimi i plotë i Kostës
Kërkesë; kryetarit të partisë Tiranës dhe ministrit të rendit; Policia e Tiranës të padisë bankën për krijimin e tensioneve të padëshiruara dhe panik ndaj qytetarëve të Shqipërisë!
Sigurisht që media dhe publiku duhet të bëjë analizë të zgjeruar me vazhdimësinë e grabitësve por nuk është e drejtë të ngarkohet për paaftësi e faj policia e shtetit, absolutisht jo!
Unë prononcohem dhe si kompani private, kur derdhim apo tërheqim para nga bankat (dhe këto banka i kemi shumë pranë zyrave tona) masa e parë është besueshmëria e personit që lëviz paratë, prandaj në bazë të sasisë së parave shtohen dhe masat e sigurisë, por mesa pashë kronika të ndryshme dhe vërehej qartë se nuk plotësohej aspak sigurimi i këtyre parave atëhere uroj që javët në vazhdim të mos ketë grabitje tjetër….!! Pronari i këtyre parave (banka) nuk e ka të lehtë të përfitojë nga shoqëria e sigurimit këto humbje…Jam i bindur që nuk do marë asnjë kacidhe, në qoftë se do i përfitojë këtë kompensim !? më lind dyshimi se siguruesi ka mjaftë fitime për ti falur dëmtuesit.
Nuk ka pse paaftësia e bankierëve të ulë apo të dëmtojë moralin dhe suksesin e policisë së shtetit. Policia ta padisë bankën për dëmin moral, tensionimin dhe krijimin e stresit tek qytetarët shqiptarë. Faleminderit
10 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)

