Zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Rouz Gotmeler ka thënë se është shumë mirë që çështja për emrin ndodhet lartë në agjendë dhe shpresojmë se mund të krijohet momentum pozitiv, në intervistë për televizionin grek “Skaj”.
Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike, ajo e përmend vizitën e paradokohshme të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup dhe qëndrimin se “duhet të shkohet përpara në negociata në kuadër të KB-së, në një mënyrë të drejtpërdrejtë, duke punuar me ambasadorin Nimic, të gjendet zgjidhje që në mënyrë të qartë do t’i përgjigjet të gjitha palëve”.
“Ne ndjekim me kujdes, është shumë interesant se sa lartë ndodhet tema në agjendë, sepse kjo është diçka shumë e mirë. E di se disa vite ishte larguar mënjanë. Sipas kësaj, ne shpresojmë se mund të krijohet një momentum, në mënyrë pozitive”, theksoi Gotmeler në intervistë për emisionin “Istories” në televizionin grek “Skaj”.
Duke folur për negociatat dhe duke e përmendur përvojën e saj personale si negociuese, thotë se nuk mund të dihet drejt çka pohojnë, bëhet fjalë për procese të ngadalshme dhe të rënda, ndonjëherë ka dy hapa prapa, një hap përpara, “por vazhdon të shkosh përpara dhe të kërkosh zgjidhje”.

