Alsat-M 2019-07-08T14:19:17+02:00
Parkimi i makinave në rrugët e qytetit të Gostivarit nga sot do të mund të bëhet përmes kartelave të reja që ka nxjerrë Komuna, të cilat do të vlejnë nga 14 deri më 30 ditë, kanë informuar nga ndërmarrja për parkime publike. Kartelat vlejnë për vendët e e disejnuara për parkim zonal.
Këtë shërbim e kemi sjell para se gjithash për mërgimtarët të cilët gjatë kësaj periudhe do të jenë pranë familjeve të veta në Maqedoni. Ata kishin parashtruar ankesa për parkingun, e sidomos përshkak të parkingut me sms porosi, pasi që shumica e tyre përdorin numra të jashtëm telefoni. Përveç mërgimtarëve këtë shërbim do të munt të përdorin edhe vetë qytetarët e Gostivarit, ka thënë Bekim Çelebiu drejtor I kësaj ndërmarrje.
Kartelat e reja për parkim do të shiten nëpër vende special por edhe pika pagesore të cilat do të etiketohen me shenjë ku do të shkruhet “Parking Tickets”.
Loading…




