Komuna e Gostivarit rezulton me numërin më të madh të mërgimtarëve, konform regjistrimit të popullsisë të vitit 2021, njofton Gostivari Sot
“Gostivari, në të vërtetë, popullata shqiptare e kësaj komune, është me numërin më të madh të mërgimtarëve, madje gati sa e tërë mërgata e qytetit të Shkupit. Gostivari: 31.627, Tetova: 18.400, qyteti i Shkupit: 16.185 vetëm shqiptarë (34.496 i përgjithshëm) Struga: 16.078, Kërçova: 15.237, Kumanova: 11.491, Vrapçishti: 10.199, Likova: 9.312, Zhelina: 9.248, Bogovina: 8.403, Tearca: 7.615, Bërvenica: 4.435, Dibra: 3.282, Haraçina: 1.976, Studeniçani: 1.210”, thotë gazetari Kasam Selimi i kyçur në procesin e regjistrimit të popullsisë në shtetin zvicerian.

Kasami pohon që të dhënat e lartëcekura janë nga regjistrimi i vitit 2021.