Nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mazdraça, dje në ora 09:30 kanë arrestuar katër gjuetarë në Parkun kombëtar “Mali Sharr”.
Siç informojnë nga Ministria, janë privuar nga liria A.N.(59) nga fshati Gradec i Gostivarit dhe I.A.(55), G.B.(36) dhe D.R.(18), të tre nga Italia.
“Gjatë kontrollit të kryer, tek D.A. është gjetur një pushkë gjuetie “Bernardelli” dhe 20 fishekë, ndërsa tek G.B. është gjetur pushkë gjuetie “Betinsoli” dhe 21 fishekë, për të cilat nuk posedonin dokumente.
Personat i janë dorëzuar nëpunësve policorë në Stacionin policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, theksohet në kumtesë.