Më 15.08.2025, në ora 12:45, në SPB Gostivar është raportuar se në një kryqëzim mes rrugës “JNA” dhe rrugës “101” në Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet “Golf” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga B.B. (66) nga Gostivari, dhe një trotinet elektrik i drejtuar nga një fëmijë pesëvjeçar nga Tetova. Nga aksidenti, fëmija ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës në Gostivar. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Gostivar.
Po më 15.08.2025, në ora 21:05, në SPB Gostivar është raportuar për një tjetër aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ku kanë marrë pjesë një automjet “Ford” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga G.A. (50) nga fshati Debresh i Gostivarit, dhe një biçikletë e drejtuar nga G.A. (76) nga Gostivari. Biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Gostivar. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Tetovë.