Me 03.02.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 20.50, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë në rrugën “ Bregu i Vardarit “ në Gostivar, në pronësi të N.I.(36) nga Gostivari, transmeton Almakos.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera me marihuanë. Personi është arrestuar në Stacionin Policor. Njashtu është arrestuar edhe G.N. i cili ka qenë në shtëpi.
Gjatë kontrollit personal te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.