Më 02.03.2025, rreth orës 14:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar G.P. (25) nga Republika e Shqipërisë.
Ai dyshohet se më herët ka vjedhur një telefon celular dhe para nga B.T. (29), nga fshati Banjicë e Poshtme, Gostivar. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa G.P. është mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.