MPB mjofton se më 09.02.2026, rreth orës 15:30, në rrugën “Shumatovska” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar e kanë privuar nga liria J. Xh. (69) nga Gostivari. Gjatë kontrollit ndaj tij dhe në automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar tre paketime me substancë pluhur kafe.
Më pas, me urdhër gjykate, është kryer bastisje në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të tij në Gostivar, ku janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre qese me substancë pluhur kafe. Ai është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.


