Pushteti i LSDM-së manipuloi me qytetarët për pyetjen e referendumit të 30 shtatorit tha kandidati për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare Gordana Siljanovska e cila shtoi se pushteti aktual i keq*përdori Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pyetjen e referendumit.
Siljanovska para banorëve të Demir Hisarit tha se rrezikim më i madh i sovranitetit të një shteti është korrupsioni dhe krimi duke potencuar se pushteti jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel lokal i ka hapur rrugë nepotizmit. Siljanovska shtoi se do të luftojë për drejtësi dhe sundimin e së drejtës sepse ato janë parimet për të cilat duhet të angazhohet secili president i shtetit.
Ajo kërkoi mbështetje masive nga qytetarët në këtë rrugë me qëllim që të sillet drejtësia në Republikën e Maqedonisë duke theksuar se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se nuk duhet të bojkotohen këto zgjedhje presidenciale.