Gjigandi i internetit Google është tashmë zyrtarisht “i rritur”. Google festoon ditëlindjen e saj të 18-të duke e treguar me një vizatim të çrregullt të animuar dhe tollumbace për shfletuesit e webit në të gjithë botën. Kompania e themeluar nga Larry Page dhe Sergey Brin në vitin 1998, tradicionalisht ka shënuar ditëlindjen e saj sot më 27 shtator.
Megjithatë, ka ndodhur një ngatërresë vit pas viti.
17-vjetori i Google u festua më 26 shtator. Në vitin 2004 u festua më 7 shtator dhe në 2005 më 8 shtator. Në fakt asnjë prej këtyre datave nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë. Historia e kompanisë ka listuar datat e korporatizimit në vitin 1998-të afërt me ditëlindjen e korporatës, si 4 shtatori.
Ideja për Google filloi që në vitin 1996, si nëj project kërkimor në Universitetin e Stanfordit, kur Page dhe Brin kishin një ide të re për motorin e kërkimit e cila do të rendiste faqet nga shumë vende të tjera të lidhura me të.
18 vjet pasi u themelua në Universitetin e Stanfordit, Google është një nga kompanitë më të fuqishme të botës. Page dhe Brin janë renditur në vendin e 12 dhe 13-të në listën e njerëzve më të pasur në botë sipas Forbes, më nje fitim neto prej 35.2 miliard dollar dhe Brin me 34.4 miliard dollarë.