Kapet dhe vihet në pranga një person, i cili ishte shpallur në kërkim. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ra 59-vjeçari me inicialet Xh. N, banues në Durrës.
Të njëjtët burime thanë se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 31.10.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, më datë 19.07.2021, ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasen B. Q., 33 vjeçe, banuese në Durrës.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.



