Me 28.06.2019 në ora 14.35 në udhëkryqin nga bulevardi “Jane Sandanski” dhe rrugës “ 23 tetori” në Shkup, O.S.(20) nga Shkupi, duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 407” me targa nga Shkupi, e ka goditur një adoleshente nga Shkupi, e cila është lënduar rëndë, transmeton Almakos.
Viktima është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.


