Me 04.05.2019 në ora 13.30 në rrugën regjionale Ura e Mullirit- Qendra Zhupa, vetura e tipit “Ford” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.P.(37) nga Shkupi e ka goditur një vajzë 10 vjeçare e cila është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton Almakos.
Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Dibër. Po punohet për zbardhjen e rastit.


