Skena e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup do të mirëpresë sonte operën e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”.
Kjo vepër madhështore e kompozuar nga Rauf Dhomi, me regji të mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe nën dirigjimin e Edon Ramadanit, vjen e interpretuar me emocion të veçantë nga Solistët, Kori dhe Orkestra e Operës së Kosovës dhe Baleti Kombëtar i Kosovës.
Një ngjarje kulturore e rrallë që do t’i dhurojë Shkupit një mbrëmje të paharrueshme me artin e operas kosovare.
Me ftesë nga komuna e Çairit, kjo ngjarje mbahet sonte, duke filluar nga ora 19:30, në objektin e Operës dhe Baletit Kombëtar në Shkup. Me këtë ngjarje, Shkupi shndërrohet në epiqendër të artit mbarëshqiptar dhe shënohet ringjallja e kulturës shqiptare në vend.
10 shkurt 2026
Ora: 19:30
Opera dhe Baleti Nacional – Shkup


