Një gjyqtarë i futbollit nga Shkupi thotë se dje pas një ndeshje është sulmuar fizikisht, përcjell TV21. Rasti në polici është raportuar dje në or a 09:52.
“Me datë 27.05.2023, në ora 09:52, G.M. (40) nga Shkupi ka raportuar se në stadiumin sportiv “Petar Milloshevski” në Shkup, ku ka qenë gjyqtar futbolli në ndeshjen e futbollit nga liga për fëmijë, ndërmjet ekipeve nga Shtipi dhe Tetova, pas përfundimit të ndeshjes, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.