????????????????????????????????????
1 Mars 2019 / 15:43
Gjyqi për rastin “Monstra” ka vazhduar sot me publikimin e dëshmive të siguruara me masa të posaçme hetuese. Për këtë shkak, opinioni nuk kishte qasje në gjykim. Në fillimin e seancës, gjykatësi Ognen Stavrev tha se do të kërkoj takim me ministren e drejtësisë, Renata Deskoska që të informohet për ekstradimin e të akuzuarve, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq të cilët me vite janë të arratisur në Kosovë. Rasti “Monstra” nga muaji shkurt i vitit të kaluar filloi nga fillimi pasi e mori Specialja.
Paraprakisht, për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës me burg të përjetshëm u dënuan Samir Luta, Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri dhe Haki Aziri. Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 shfuqizoi aktvendimet dhe rastin e ktheu në rigjykim.
Alsat
Loading…