Me përplasje mes avokatëve të të akuzuarve ka vazhduar sot gjyqi për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Sot u mor në pyetje eksperti Zekirija Zekiri i cili për një kohë të gjatë u bë shkak i shtyrjes së seancave gjyqësore. Pasi ekspertiza e përgatitur nga ai dhe deklaratat e mbrojtjes së pjesës më të madhe të të akuzuarve tërë fajin tentojnë t’ia hedhin shoferit të autobusit, Trifun Maniolovskit, sot avokati i tij, Lupço Miceski, i parashtroi disa pyetje Zekirit ndërsa për këto pyetje pati ankesa të shumta nga avokatët e të akuzuarve tjerë, me ç ‘rast gjykatësja Diana Gruevska Ilievska nuk lejoi pjesën më të madhe të pyetjeve. Avokati Micevski pretendon se janë bërë lëshime thelbësore në ekspertizë. Rikujtojmë që edhe prokurori publik që ndjek këtë lëndë konteston përgatitjen profesionale të ekspertit Zekirija Zekiri, i cili ka pasur disa pozita në Bashkimin Demokratik për Integrim, ankesa ndaj tij kanë pasur edhe familjarët e viktimave, të cilët sot u ankuan se deklarimet e tij nuk janë të qëndrueshme dhe se kishte ndërhyrje të vazhdueshme nga kolegët e tij, gjë që nuk është e lejuar sipas ligjit për procedurë penale. /Alsat.mk
Data 23.03.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian: Hormuzi nuk është i mbyllur, nuk do të lëkundemi nga kërcënimet e reja
- Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
- Bill Clinton i drejtohet popullit amerikan: Ultimatumi 48-orёsh i Trump dhe tre skenarёt e tmerrshёm tё datёs 24 Mars
- PAMJE/ Aksident tragjik në Vlorë, humbin jetën dy drejtuesit e automjeteve, lëndohet një pasagjer
- Bujar Osmani kritikon VLEN-in: “Sa e sikletshme – deri ku kemi rënë?”
- Artan Grubit i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak
- VLEN: Ulja e TVSH-së për karburantet është masë konkrete në mbrojtje të qytetarëve
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën për përfshirje në korrupsion


