Drejtësia dhe shteti i së drejtës. Edhe këtë vit, këto terme ishin fjalët më shpesh të përdorura në paraqitjet e politikanëve vendorë dhe organizmave ndërkombëtarë, drejt të cilave po synon Maqedonia. Por, a mbetën këtë këto terme, vetëm fjalë para syve të qytetarëve të rëndomtë?
Për avancimin apo ngecjen e shtetit të së drejtës në vitin 2016-të, pyetëm edhe ish gjykatësen në Strasburg, Margarita Nikollovska. Ajo thotë se sërish janë përsëritur kritikat në raportin e BE-së për Maqedoninë.“Kur asim për gjyqësorin, të gjithë tashmë e kanë të qartë… mjaftonin vetëm komentet për standardet e dyshta në përcaktimin e masave të arrestit apo përcaktimin e masave të tjera të kujdesit. Kur asim për punën e prokurorive, gjithashtu mendoj se thuajse askush nuk është i kënaqur. Fillimisht për shkak të pasivitetit të tyre lidhur me ndonjë aktivitet i cili nuk çon në asnjë rezultat”, deklaroi Margarita Nikollovska, ish gjykatëse. Por, sektorin e drejtësisë në vitin 2016-të e shënuan Prokuroria Speciale dhe presidenti. Këtë vit, në vend u zgjodh ministri i ri i drejtësisë, kryetari i ri i Gjykatës Kushtetuese si dhe kryetari i ri i Këshillit gjyqësor. Duhej, por nuk ndodhi emërimi i kryetarit të ri të gjykatës më të lartë, Gjykatës Supreme dhe gjykatës më të madhe në vend, Gjykatës Themelore Shkupi 1. Por, a do të sjellë ndryshim në sistem përzgjedhja e njerëzve të rinj në këto funksione?
“Përzgjedhja e Ushtruesve të Detyrës – kryetar i Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore vlerësohet më shumë se veprim i Këshillit Gjyqësor, që nuk tregon pavarësinë dhe paanshmërinë, duke mos u futur në cilësinë e atyre personave që kryejnë këtë funksion. Mendoj se së shpejti do të kemi emërim në këto funksione dhe shpresoj që kryetarët e këtyre dy institucione të mëdha dhe të rëndësishme në Maqedoni do të tregojnë të paktën një hap drejt luftës për gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm”, tha Margarita Nikollovska, ish gjykatëse.
Arisi dhe Nikollovska megjithatë shprehen optimiste deri diku se në gjyqësor ka ende persona që mund të mbajnë barrën e reformave të paralajmëruara. Kritikat publike nga Gjykata Supreme dhe rezistenca më e zëshme në Gjykatën Penale në Shkupi, sipas tyre, janë sinjal i parë pas disa vitesh se ekziston masë kritike e cila u thotë MJAFT presioneve.
Data 07.10.2026
Aktuale
- Kush është tetovari që shfaqet në videot e Adrian Hilës, çka shkruan në bluzën e tij që tërhoqi vëmendjen?
- Dokumenti i Kongresit tregon se 81 avionë amerikanë janë humbur ose dëmtuar gjatë luftës me Iranin
- Justina Shiroka-Pula: Një hap i ri në historinë e Kosovës si Presidente
- Çlirim Haziri: Votimi i ligjit është vetëm fillimi i një angazhimi të ri
- Gashi uron ambasadorin e ri të Turqisë për detyrën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm
- VLEN merr dy poste të tjera të zëvendësministrave: Priten rokada në eshallonin e dytë qeveritar
- Shkupi sërish në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë
- Foto e rrallë e Presidentes në moshën 23 vjeçare


