Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Treqind” është shtyrë për më 21 nëntor, për shkak të mos prezencës së të pandehurit Gjoko Popovski, ishndihmësministër i Punëve të Brendshme. Avokatët e Popovskit deri te Gjykata dorëzuan dokumentacion mjekësor se është në pushim mjekësor ku sipas të cilit i rekomandohet të pushojë.
Prokurorja e PSP-së Fatime Fetai sot kërkoi që ndonjë ekspert të konfirmojë nëse me këtë diagnozë Popovski nuk mund të paraqitet në seancën gjyqësore. Sipas Fetait, i pandehuri është i kufizuar në ecje dhe qëndrimin ulur, por jo, siç tha, të të folurit. Ai dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin për 453.570 euro. Sipas PSP-së, Popovski në mënyrë joligjore ka ndarë kontrata për shitblerje dhe mirëmbajtje të automjeteve të Porshe Maqedoni SHPKNJ Shkup, Ka-Dis SHPK Shkup, Bohemia Automobili Rous SHPKNJ Shkup, Kolevski SHPK Shkup dhe “Auto Kuka” SHPK Shkup të përzgjedhura si oferta më të volitshme ekonomike.
Në lëndën “Treqind” sipas vendimit të Gjykatës së Apelit bisedat e përgjuara mund të shfrytëzohen si material dëshmues.