Gjykimi i 37 të akuzuarve për ngjarjet e vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave”, të enjten është prolonguar për më datë 13 dhjetor. Në një deklaratë për gazetën KOHA, avokati Naser Raufi tha se gjykata nuk ju ka dhënë ndonjë sqarim të detajuar se pse seanca e planifikuar për të enjten është shtyrë për dy ditë pas zgjedhjeve. Njëherësh, avokati Raufi, si përfaqësues ligjore merr pjesë edhe në procesin gjyqësor kundër Sulejman Osmanit, lënda e të cilët është e njëjtë me të akuzuarit tjerë për ndodhitë e Kumanovës, megjithatë procedohet në gjykatë ndaras. Raufi tregon se seanca e fundit që pritej të mbahet për Osmanin, më datë 30 nëntor, ishte prolonguar për shkak të festës shtetërore të Ditës së Drurit, dhe e njëjta pritet të vazhdojë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë caktuar me 11 dhjetor. Ndryshe, Prokuroria publike për të dyja këto raste aktualisht është duke i prezantuar provat materiale, respektivisht audio-materialet të cilët janë cilësuar si dëshmi të klasifikuara dhe për këtë arsye, opinioni nuk mund të jetë prezent në seancë./Koha
Data 16.09.2026
Aktuale
- Gimbos i del një pamje që kishte menduar se ishte zhdukur, bëhet pjesë edhe nëna e tij – ky është reagimi i ish-banorit të Big Brotherit
- Eksperimenti revolucionar në Zvicër: Testimi i parimit të gravitetit të Ajnshtajnit
- Kallas: BE-ja po shqyrton sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor
- Fatmir Limaj: Një ditë para verdiktit, historia e shpalljes së pavarësisë në bankën e të akuzuarve
- Kosova pret me ngrohtësi çlirimtarët e saj
- Substancë para plazmaferezës? Misteri i vdekjes së këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, çfarë dyshojnë hetuesit
- Labinot Rexha emocionohet para vendimit në Hagë, bën gjestin që i preku të gjithë – duhet duartokitur për këtë
- “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 108 kundër qeverisë: Ju erdhi fundi, Edi Rama jepe dorëheqjen


