Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska nuk do të shkojë në burg më 1 korrik, pasi që Gjykata Supreme e ka anuluar mbajtjen e dënimit. Vlerësimi i Gjykatës është se ajo nga e hëna e ardhshme do të qëndrojë në shtëpi derisa Gjykata nuk miraton vendim për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit.
Jankulloska po gjykohet në disa raste. Ajo është e akuzuar gjithashtu edhe në “Titanik” dhe “Target-Fortesa”, në të cilat gjykimet po rrjedhin.