Gjykata Supreme iu përgjigj pozitivisht ankesës së Sindikatave të cilat u përjashtuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë. Në bazë të vendimit të Supremes, Gjykata Administrative duhet ti kthejë në LSM sindikatat e përjashtuara ndërkohë që konfirmoi se kryetar ligjor i Sindikatave që nga 13 nëntori i vitit të kaluar është Darko Dimovski.
“Nuk ka komente, nuk ka vendime sepse Gjykata Supreme ka miratuar një vendim të tillë. Çdo gjë tjetër që zbatohet ose nuk zbatohet përbën vepër penale – tha Drage Jovanovski, përfaqësues i sindikatës.
Në bazë të vendimit të Supremes gjithashtu Regjistri Qendror duhet ta regjistroje Darko Dimovskin për ushtrues të detyrës kryetar të LSM-së. Urdhri vjen pas ministri teknik Ibrahim Ibrahimi pezulloi vendimin e paraardhëses së tij Frosina Remenski, ndërkohë që edhe Regjistri Qendror refuzoi ta evidentojë Dimovskin në regjistër.
“Regjistri Qendror nuk ka të drejtë të shqyrtojë vendime – tha avokati Zvonko Davidoviq.
Lideri i ndërruar i LSM-së, Zhivko Mitrevski i cili sipas sindikatave të larguara në funksion ka ngelur me ndihmën e pushtetit në largim, në konferencë shtypi kërkoi nga institucionet që ta konfirmojnë të vërtetën dhe legjitimitetin se kush është kryetar i LSM-së. Ai tha se ankesën që e kanë dorëzuar Sindikatat e përjashtuara pranë Gjykatës Supreme është falsifikim.
“Atë kërkesë e ka dorëzuar dikush, e ka dorëzuar në mënyrë të paautorizuar, me vulë të falsifikuar, ndërsa është paraqitur si përfaqësues legjitim i LSM-së që është vepër e rëndë penale që duhet dënuar – tha Zhivko Mitrevski, kryetar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Mospajtimet në LSM filluan vitin e kaluar kur gjashtë sindikatat zbardhën se Mitrevski ka bërë disa aktivitete kriminale dhe ka punuar në mënyrë joligjore. Në fund të vitit u thirr seanca e Këshillit të LSM-së ku morën pjesë 50 anëtarë dhe njëzëri zgjodhën Darko Dimovski për u.d kryetar të ri. Me këtë, praktikisht mori fund sundimi i Mitrevski, gjë që u konfirmua edhe nga Supremja.
Verica Pavlovska