Gjykata Supreme akoma nuk ka sjelle vendim nëse do të hiqen apo jo gjykatësit e Gjykatës Penale që do të gjykojnë në rastin “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale. Kjo pasi nga Gjykata më e lartë kanë dërguar letër deri tek Gjykata Penale për kompletimin e lëndës. Me këtë vihet në pyetje zhvillimi i seancës së sotme kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, ish ministrit të transportit dhe të lidhjeve, Mille Janakievski, ish kreut të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektores së ndërtimtarisë sëë kësaj komune dhe tre anëtarëve të komsionit për furnizime, raporton Almakos.
Se Gjykata Supreme ka kërkuar nga Gjykata Penale të kompletohet lënda në fjalë konfirmohet edhe në kumtesësn nga kjo Gjykatë.
Kërkesën për heqjen e gjykatësve nga lënda e parashtroi avokati Ellenko Millanov më 5 prill. Ai insistonte në heqjen e dy gjykatësve Ognen Stavrev dhe Osman Shabani si dhe gjykatësit tjerë të këshillit. Për këtë duhet të vendosi kryetari i gjykatës penale Ivan Xhollev, zëvëndësi i tij Bajazit Bajaziti, kryetarja e Gjyqit të Apelit, Lidija Dimçevska dhe zëvëndësi i saj Safet Kadriu. Millanov ceku se kjo po kërkohet përshkak të intervistës së prokurores speciale Katica Janeva, e cila kishte deklaruar se disa gjykatës kanë qenë të përgjuar dhe bëjnë pjesë tek bombat.
Kërkesat e këtilla gjithnjë e më shpesh po bëhen nga mbrojtja e të akuzuarëve në rastet e Prokurorisë Speciale./ Almakos/