02 July
Cili është trajtimi fillestar të cilin e mori Specialja nga Gjykata penale e Shkupit pas ngritjes së aktakuzave të enjten dhe të premten? Në vend të ekspertëve, Alsat M kërkoi konkluzione përmes prizmit të shifrave. Nëse përjashtohet rasti “Titanik”, për të cilin ende pritet vendim, matematika thotë
Epilogu nga kërkesat për paraburgim
Paraburgime të kërkuara: 13
Paraburgime të miratuara: 0
Masa alternative: 11
Krejtësisht të refuzuara: 2
Nga gjithsej 13 kërkesa për paraburgim nga Katica Janeva, për të cilat gjykata publikoi vendim, janë miratuar zero. Ose me fjalë tjera, gjykata nuk pranoi asnjë paraburgim të Speciales. Por, në 11 raste tjera Gjykata vendosi të përcaktojë masë tjetër më të lehtë sesa paraburgimi si për shembull marrja e pasaportës. Vetëm dy prej të dyshuarve kanë kaluar pa paraburgim apo ndonjë masë tjetër.
Funksionarë për të cilët është kërkuar paraburgim
Masa ndaj: Sasho Mijalkov, ish drejtor i DSK-së
Vlladimir Peshevski, ish zv/kryeministër
Elizabeta Kançevska Milevska, ish ministre e kulturës
Toni Trajkovski, Kryetar i Gazi Babës
Goran Grujovski, ish drejtor i Drejtorisë së pestë në DSK
Nuk kanë marrë masa: Ejup Halimi, deputet
Ismet Guri: ish anëtar i KZK Çair
Mes atyre që nuk morën paraburgim, por që mbeten pa pasaporta dhe ndalesë për dalje nga shteti janë: ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish zv- kryeministri Vladimir Peshevski, ish ministra e kulturës Elizabeta Kançevska- Milevska, kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe ish drejtori i drejtorisë së pestë në DSK, Goran Grujovski. Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së, Ejup Halimi dhe ish funksionari i kësaj partie nga Çairi, Ismet Guri nuk morën as paraburgim e as ndonjë masë tjetër kufizuese.
Epilog nga kërkesat për masën e kujdesit
Masat e kërkuara: 32
Masat e miratuara: 25
Masat e refuzuara: 7
Kundër 32 personave të akuzuar, Katica Janeva nuk kërkoi paraburgim, por masa tjera sigurie, ndalesë për largim nga shteti. Deri në këto moment, Gjykata pranoi 25 masa të këtilla, ndërsa për 7 tjerë të njëjtat janë hedhur poshtë.
Funksionarë për të cilët u kërkua masa e kujdesit
Kanë marrë masa: Lubço Georgievski, drejtor i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore
Nuk kanë marrë masa: Kryetar partie, Gjykatës në Gjykatën administrative dhe anëtarë të KSHZ-së
Mes atyre që Gjykata është pajtuar me Specialen se personi nuk duhet ta braktis Maqedoninë është edhe drejtori i Rrugëve shtetërore Lubço Georgievski. Shtatë persona për të cilët gjykata refuzoi të shqiptojë ndonjë masë janë, kryetar partie, anëtarë të KSHZ-së ose gjykatës administrativ. Në mënyrë të rrumbullakuar, kur Katica Janeva ka kërkuar masa më të lehta, Gjykata kërkesat e tilla i ka miratuar thuajse në 80% të lëndëve, që do të thotë se gjykatësit janë pajtuar me shkaqet dhe provat e Speciales. Por, kur Janeva ka kërkuar paraburgim, Gjykata nuk ka miratuar asnjë masë të tillë, që do të thotë se pikërisht në këto lëndë gjykatësit vetëm pjesërisht ose aspak nuk janë pajtuar me shkaqet dhe provat e Speciales.
Alsat

