Nga Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë reaguar duke thënë se po bëjnë përpjekje për tu përgjigjur në kohën e parashikuar me ligj ndaj kërkesave të Prokurorisë Speciale Publike.
“Duke pasur parasysh numrin e propozimeve dhe personave të përfshirë si dhe materialin e prezantuar me propozimet, gjykatësit të cilët veprojnë në këshillat po bëjnë përpjekje që të sjellin vendime në afatin e paraparë ligjor. Por, duke pasur parasysh faktin se pas sjelljes së vendimeve, për të njëjtat vendime, duhet të përpunohen me shkrim dhe dërguar deri tek palët në procedurë, pas përfundimit të procedurës, për të cilën nuk mund të parashikohet se sa kohë mund të zgjasë, opinion menjëherë do të informohet për vendimet që ka sjell Këshillat pena;”, kanë bërë të ditur nga Gjykata Penale, përcjell SHENJA.

