Alsat 2019-10-22T15:40:19+02:00
Nuk ka shans të dytë për Gjoko Popovskin. Vetëm 17 muaj më vonë, gjykatësja Dobrilla Kacarska vendosi në mënyrë identike për blerjen e 300 automjeteve për policinë.
Gjykata e dënoi të pandehurin Gjoko Popovski me nëntë vjet burg, në dënimin e të cilit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim të numëruar nga 22.5.2018, deri më 21.9.2018 dhe nga 12.12.2018 deri më 27.12.2018 – deklaroi Dobrila Kacarska, gjyqtare.
Kacarska e justifikoi aktgjykimin për gati gjysmë ore. Ai theksoi se Popovski si i angazhuar i prokurimit publik në MPB, duhej t’i kushtonte vëmendje parave të qytetarëve dhe të zgjidhte ofertën më të favorshme, për blerjen e veturave, jo anasjelltas.
I pandehuri Gjoko Popovski nuk ka mundur, të mos e dijë se cilat ishin ofertat më të favorshme ekonomike, për secilën pjesë. Por, pavarësisht kësaj, ka lidhur kontrata me ata operatorë ekonomikë siç është propozuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, padyshim duke iu dhënë trajtim preferencial operatorëve ekonomikë -tha Dobrila Kacarska, gjyqtare.
Për më tepër, Kacarska sqaroi se edhe bisedat e përgjuara zbuluan gjithashtu parregullsi në prokurimin e veturave Shkoda për policinë.
Biseda e atëhershme, që u zhvillua ndërmjet ministres së atëhershme të Brendshme Gordana Jankulloska dhe Kiril Bozhinovskit, më 29.8.2012 tregoi se procedura ishte e paligjshme me mënyrën e shpërndarjes së automjeteve te operatorëve ekonomikë. Edhe vetë Jankulloska thotë, se atëherë kanë bërë një truk dhe të gjithëve iu kanë dhënë kujt 10, e kujt 20 vetura – u shpreh Dobrila Kacarska, gjyqtare.
Dëmi në buxhet nga prokurimi publik i 300 automjeteve për policinë është 453.000 euro. Kjo shumë në arkën e shtetit duhet të kthehet nga i dënuari Gjoko Popovski. Ky është aktgjykimi i dytë në rastin 300, pasi që Apeli në dhjetor e shfuqizoi dënimin e parë 9-vjeçar të dhënë më 22 maj të vitit të kaluar.
Bojan Stojanovski
Loading…