Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Selanikut sot duhet ta bëjë të ditur vendimin për kërkesën e autoriteteve të Maqedonisë për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Maqedoni.
“Presim që sot Gjykata ta kumtojë vendimin. Në seancat paraprake si dëshmitarë u morëm në pyetje vetëm unë dhe Aleksandar Dashtevski”, deklaroi për MIA-n avokati i të akuzuarve, Petar Vasilev.
Theksoi se Gjykata vendosi pozitivisht në kërkesën për ekstradimin, si mbrojtje kanë të drejtë të ankesës deri te Gjykata Supreme në Athinë, në afat prej 24 orëve.
Të ekstradohen në Maqedoni ish shefat në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, i ka propozuar prokurori Këshillit të Gjykatësve, sipas agjencisë greke të lajmeve në seancën paraprake në Gjykatën e Selanikit.
Mbrojtja e Grujevskit dhe Boshkovskit ka pohuar se nuk bëhet fjalë për akuza të vërteta. Edhe të dy para Gjykatës kanë thënë se nuk duan të ekstradohen në Maqedoni sepse kanë druajtje për jetët e tyre dhe nuk do të ketë gjykim korrekt. Gjithashtu, i ka mohuar akuzat për të cilat ngarkohet dhe i kanë vlerësuar si “ndjekje politike”.
Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, të pavarura nga njëri-tjetri. Njëri është për falsifikim të pasaportave me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikit. Gjykimi pas tre shtyrjeve do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor.
Grujevski dhe Boshkovski ndërkohë mbesin në paraburgim në afërsi të Selanikut.
Grujevski dhe Boshkovski, të cilët janë në mesin e të akuzuarve të PSP-së për lëndën “Fortesa dhe Target”, për të cilën sot duhet të fillojë gjykimi në Gjykatën Penale në Shkup, janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të këtij viti, gjatë tentimit me pasaporta të rrejshme bullgare të shkojnë me aeroplan për në Budapest.