Gjykata përcaktoi masë paraburgimi për të akuzuarin në rastin me mashtrimin gjatë shitblerjes së banesave. I akuzuari nuk u paraqit në gjykim, prejse në seancën paraprake deklaroi se deri më sot do të kompensoj një pjesë të shumës, ndërsa deri në fund të tetorit do ta kthejë gjithë vlerën prej rreth 48 mijë euro me të cilat ka dëmtuar 10 qytetarë.
Gjykimi i sotëm u mbajt tre muaj e gjysmë pas Propozimit të prokurorisë për agjentin e patundshmërive, për shkak të veprës penale të kryer – Mashtrim.
Shkupjani 41 vjeçar akuzohet për Vepër penale – Mashtrim, sepse, sipas akuzës, ai ka dëmtuar dhjetë persona, të cilëve në mënyrë të rreme u ka treguar fakte se si agjent i patundshmërive në Agjencinë e tij për patundshmëri është autorizuar në emër të pronarëve të banesave t’ua shesë ato personave tjerë. I akuzuari i reklamoi banesat dhe i publikoi për shitje, duke bërë që palët e dëmtuara të dëmtojnë pronën e tyre me vlerë më të madhe.
Me katër të dëmtuarit, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar për banesat në ndërtim dhe pa paguar vlera të ndryshme, por nuk arriti deri te Marrëveshjet për shitblerje. Me gjashtë të dëmtuar, i akuzuari ka lidhur Marrëveshje për kapar dhe paguajti vlera të ndryshme për kaparin, ndërsa pastaj ka lidhur edhe Marrëveshje për shitblerje, në të cilat pa njohurinë e pronarëve të vërtetë është nënshkruar si “shitës”.
Njëri nga të dëmtuarit, deklaroi se e ka denoncuar rastin menjëherë prejse e ka parë shkrimin në media.
“Prejse e lexova tekstin e kuptova se jam mashtruar. Paraprakisht nuk e kam ditur se bëhet fjalë për mashtrim. Kontakti me agjentin ishte i rregullt, u anulua pagesa e tatimit në Qytetin e Shkupit, e fundit ishte ajo që e përfunduam në noter, dhe këtu agjenti filloi me justifikime se nuk mund të vjen”, deklaroi i dëmtuari.
Përfaqësues i akuzës është prokurorja Ana Stojkoviq Dimitrovska ndërsa rastin e udhëheq gjykatësja Aleksandra Risteska.