Gjykata e Apelit Shkup sot duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos nëse filmimet nga masat e posaçme hetimore të publikuara në Jutjub mund të jenë dëshmi në rastin e “Ryshfeti”. Avokatët e Zaevit i kanë kërkuar Gjykatës Themelore Shkup 1 ky incizim të veçohet nga provat, sepse u publikua në disa media ndërsa bëhet fjalë për incizim sekret. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës parashtruan ankesë deri te Gjykata e Apelit. Zaev në “Ryshfet” është akuzuar se si kryetar i komunës së Strumicës, ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov, me vlerë prej 160 mijë euro për tokë ndërtimore në Strumicë. Seanca e ardhshme për “Ryshfetin” në Gjykatën Penale është caktuar për më 25 dhjetor.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Ndërron jetë Eqrem Kryeziu
- Sulmet e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor rriten me 63 për qind
- “Më thonë që i është dhënë visto filanit e fistekut”, Braçe reagon pas mbledhjeve të Ramës në Pogradec: Do i shkoj deri në fund garës për Tiranën dhe do të fitoj
- VMRO-DPMNE: Miliona euro investime në spitale, pajisje dhe projekte të reja shëndetësore
- Nesër ndahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës
- Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
- Kërkohej në Maqedoni, arrestohet në Ferizaj
- VLEN: Cili prokuror i ka ofruar marrëveshje Grubit


