25 October
Gjykata e Apelit në Shkup iu përgjigj kërkesës së Komisionit të Ministrisë së Drejtësisë, që dëshiron të inspektojë sistemin për shpërndarje elektronike të lëndëve. Me pak fjalë, qëndrimi është se dyert e gjykatës më të lartë janë të hapura për kontroll.
Gjykata e Apelit në Shkup ka shprehur gatishmëri dhe transparencë të plotë, për të mundësuar inspektimin e Komisionit në sistemin elektronik për ndarjen e lëndëve, AKMIS. Ne ramë dakord që inspektimi të kryhet tashmë të premten ose cilëndo ditë tjetër, në përputhje me nevojat e Komisionit- thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit, Shkup.
Nga Ministria e Drejtësisë nuk konfirmojnë në qoftë se dita e inspektimit do të jetë e premtja, 27 tetori ose ndonjë ditë tjetër. Por, kontrolli me siguri do të ndodhë së shpejti.
Inspektimi në funksionimin e sistemit AKMIS, vijon pas inspektimit në Gjykatën Penale të Shkupit. Kompetentët në Ministri tashmë kanë ndarë informacione se kanë gjetur shumë abuzime në ndarjen e lëndëve gjyqësore. Por, edhe pse nga ministria për këto ditë njoftuan një brifing për gjetjet nga inspektimi, tani thonë se kjo do të duhet të presë edhe ca.
Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë ishte ta prezantojë raportin e plotë, pasi të përfundojë inspektimit, dhe atë jo vetëm në Gjykatën e Apelit. Komisioni do të kryejë kontroll edhe në Gjykatën Supreme, por deri më tani nuk ka informacione- nëse është kërkuar diç e tillë edhe nga kryetari i gjykatës supreme, Jovo Vangelovski dhe cila është përgjigja e tij.
Alsat-M

