Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selamit, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.
Shkëlqim Selamit ngriti padi në këtë gjykatë pasi iu hoq mandati si i prekur nga ligji i dekriminalizimit. Sipas Prokurorisë, ish-deputeti i LSI-së, nuk ka treguar të vërtetën për një masë arresti me burg.
“Nxjerrë ndaj tij nga ana e Gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ‘trafikim të qenieve njerëzore”, saktësoi shefja e kabinetit të Prokurorisë së Përgjithshme.
9 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)


