Partitë po i thonë fjalët e fundit, kurse java e ardhshme pritet ta përcaktoj fatin e qeverisë së ardhshme!
Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, a ka lënë në plan të dytë të gjitha premtimet tjera parazgjedhore?
A do të jetë “shqipja” hapi i parë drejt Maqedonisë së dëshiruar qytetare, apo do të jetë pengesë në formimin e qeverisë?
Ka, apo nuk ka, barriera ligjore për ta zyrtarizuar përdorimin e pakufizuar të shqipes në shtet?
Cilat janë prioritete tjera pas gjuhës shqipe?
Në #TV21, përgjigjen: Ejup Alimi- BDI, Muhamed Ismaili-Uniteti, Bajram Pollozhani dhe Milaim Fejziu në #ClickPlus.
Në një lidhje të dretpërdrejt nga selia e BDI-së z.Ali Ahmeti thotë që nevoja më e madhe është të kemi komunikim mes partive, është mëse e natyrshme që me të gjitha subjektet të bisedohet. Me Zaev kemi biseduar për dallimet që egsizotojnë mes nesh, çështjen e Kushtetutës, për situatën aktuale politike dhe çëshjet që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve. Kanë mbetur shumë pjesë pa u harmonuziuar si ajo pjesa e ekpertëve të drejtësisë që do marrrin orientimet e tyre se si do të përmbyllin çëshjtet që ka dallime. Procesi i tëri ka shkuar duke vërjet dallimet substancale mes dy palëve. Ne jemi për zgjidhje të drejt dhe të qëndrueshme thekson Ahmeti, përcjell Almakos.
Bajram Pollozhani, profesor univerzitar negociatat mes Zaev dhe Ahmetit i vlerson jo me pritje reale të shpejt në zgjidhjen e çështjes së gjuhës shqipe. Ne duhet të ndalemi tek kriza, ku kjo e fundit nuk nisi me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ajo ka nisë tre vite më parë me Przhino 1 e më pas Przhino 2, me bojkotin e opozitës maqedonase..Kam shumë rezerva në disa nga pikat e platformës..e temat që na lidhin ne me platformën po rrëshqasin. Ju dha mandati në mënyre kundërkushtetuese VMRO-së, me pas bëjmë përpjekje me Zaev ku nuk mund të na japin ndryshime të mirëfillta. Drafti i ligjit për gjuhën janë materiale punë, dhe ne skemi akoma nje draft të tillë të shohim përmbajtjen.
Miliam Fejziu profesor univerzitar, tek çështja e gjuhës mendon se çfardo drafti të aprovojmë vlerson se asnjë ligj nuk e bën gjuhën shqipe zyrtare, në asnjë draft të ligjeve të maqedonisë. E dyta unë kam qenë kundër rregullimit të çështjes së gjuhës me ligj. Nuk ka ligj në botë që sillet për përdorim të gjuhës, por ka ligje për përdorim të gjuhës me tjetër karakter dhe ajo i sanaksionon keqpërdrimet. MO nuk e definon gjuhën shqipe si gjuhë, por si gjuhë që e përdorin një masë. Kjo i konvenoj palës tjetër. Tash shikoni çfarë problemesh kanë rreth draft ligjit, nuk mund ti rregullojnë të gjitha fushat, gjuha është organizmë i gjallë nuk mund ta kodifikosh përdorimin e saj. Menedoj se pozita në të cilën jemi nuk është shpresdhënëse, pra gjuha shqipe sdo të jetë gjuhë zyrtare, dekalron Fejziu.
Ejup Alimi nga rradhet e BDI-së mendon që është moment i fundit që te arrihet senzibilizim i palës maqedone e të rezlizohet amandamanti i 5-të i Kushtetutës. Në vendin tonë kemi dhe ligjin për përdorimin e gjuhës maqedone dhe mendoj se nëpërmejt sjelljes së një ligji të ri të kompletohet zyrtarizimi i shqipes (Alimi ngjan sikur po ben ligj ne nivel lokal!)
Muhamed Ismaili nga rradhet e Unitetit deklaron se qëndrimet rreth Ahmetit e Zaevit jane normale në këtë fazë, meqë shikohet të zgjidhen dallimet. Do kisha dashur të prek ca punën e gjuhës, drafti ka arrdhë në Alencë, ne po e shtjellojmë, do bëjmë dhe nesër analiza. Thelbi i problemit këtu është mënyra jo e drejt se si interpetohet përdorimi i gjuhës shqipe, qëllimisht është lënë kështu. Institucionet e udhëhequra nga maqedonasit dhe shqiptarët nuk e kanë vënë në përdorim të plotë. Fillimisht duhet të ndërron norma Kushtetutese për të qenë të barabarta. Intenca jonë është kjo të përmisohet, një gabim që është bërë në të kaluarën. Ne kemi vlersuar se duhet të zhfrytezojmë atë që na e lejon korniza Kushtetuese, ajo lejon një përdorim më të gjërë të gjuhës shqipe, përfundon Ismaili në #Click Plus, transmeton Almakos.