Hetimi i Prokurorisë do të tregojë se ndaj kujt dhe për çka do të ngriten aktakuza në rastin me vajzat nga Shtëpia “25 Maji”
Rasti me vajzën 13- vjeçare rome R.I. e ciëa mbeti shtatzënë për shkak të abuzimit seksual, me siguri nuk është e vetmja mes vajzave në këtë shtëpi.
Qendra Evropiane për Drejtat e Romëve (ERRC), dje publikoi se ka ka marrë
dëshmi të ngjashme për abuzim seksual nga të dyja motrat rome, të
cilat gjithashtu, kanë qenë të përkujdesura në këtë shtëpi.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska përkujtoi se për
këtë, Ministria ka bërë mbikëqyrje të hollësishme inspektuese edhe të
entit “25 Maji” dhe të qendrave për punë sociale.
“Kundër 12 personave është parashtruar padi penale në Prokurorinë
themelore publike, ndërsa plotësisht janë parashtruar 12 kundërvajtje
dhe procedura disiplinore në Qendrën për punë sociale”, tha Carovska
duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në
Qeveri.
Qeveria dhe Ministria, sipas saj angazhohen për transformim të shpejtë
edhe të “25 majit” edhe të “Ranka Millanoviq” si institucione të cilat, siç
tha, ishin lënë pas dore gjatë 10 viteve dhe nga çka tani vetëm shihen
rezultatet.
Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC), ka marrë dëshmi tëngjashme për keqpërdorim seksual nga dy motra rome, të cilat
gjithashtu, kanë qenë nën përkujdesje në Shtëpinë “25 Maji”.
Megjithatë V.A (16) dhe L.A (13), shpeshherë janë zhdukur nga Shtëpia
dhe zhdukjet e tyre nuk janë denoncuar në polici apo te prindërit.
Sipas dëshmive të tyre, një burrë më i vjetër i ka marrë nga Shtëpia për
përkujdesje dhe i ka dërguar te Stacioni i vjetër hekurudhor në Shkup,
ku i ka abuzuar seksualisht.
Nga ERRC thonë se nëna e tyre e ka denoncuar rastin në polici dhe i ka
dërguar në gjinekologji, i cili ka konkluduar se vajzat vërtet kanë qenë
viktima të dhunës seksuale.
Avokatja Senada Ali nga ERRC, për MIA deklaroi se Qendra i mbështet
prindërit e tre vajzave të abuzuara seksualisht në ngritjen e procedurës
gjyqësore kundër Shtëpisë “25 Maji”, Qendrës ndërkomunale për Punë
sociale, si dhe kundër Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Drejtori i ambasadës së parë fëmijërore në botë Megjashi, Dragi
Zmijanac, apelon që Qeveria të marrë vendim ligjor, sipas të cilit nuk do
të ketë vjetërsim të veprës penale “sulm gjinor mbi fëmijë që nuk ka
mbushur 14 vjeç”.
Vetëm në këtë rast, thotë Zmijanac, nëse zbulohet përmes dëshmive tëish-fëmijëve nën përkujdesje nga institucionet, si “25 Maji”, të cilat në
kontinuitet janë trafikuar dhe abuzuar seksualisht do të mund të ngrihet
përgjegjësi penale edhe për këto vepra nga e kaluara.
Gjysma e fëmijëve të botës kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike ose
seksuale. Dhuna ndaj fëmijëve është problem global i pranishëm në të
gjitha vendet, edhe te familjet e pasura por edhe te ato të varfra. Për
këtë shkak është i nevojshëm fokusimi në këtë problem, si dhe në
problemin me varfërinë te fëmijët, dhe luftën e përbashkët të sektorit
civil, institucionet dhe bashkësitë religjioze. Kjo është porosia që e
dërguan një pjesë e pjesëmarrësve në konferencën e sotme
ndërkombëtare në temë “Fundi i varfërisë fëmijërore dhe dhunës ndaj
fëmijëve” në organizim të Ambasadës së parë të fëmijëve në botë
Megjashi.
Sipas Fred Nijaberës nga Arigato internacional nga Najrobi, Kenia, i cili
është drejtor i Iniciativës për fund të varfërisë fëmijërore, është e
nevojshme qasje trefish në menaxhimin me këto probleme.
Së pari, tha duhet të shohim ku janë lëshimet dhe problemet, pastaj ato
të jenë motiv për ndryshimin e politikave për zgjidhjen e problemit, si
dhe vendosjen e ndryshimeve sociale./Express/