Kryetari i komunës Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Hristijan Mickoski, sot së bashku shënuan fillimin e punëve ndërtimore për rindërtimin dhe zgjerimin e rrugës Pelenicë-Draçevë. – Sot jemi dëshmitarë të një hapi të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve të Kisella Vodës, Draçevës dhe vendbanimeve përreth, tha kryetari Gjorgjievski.
Kryeministri Hristijan Mickoski përshëndeti punën e përkushtuar të kryetarit Gjorgjievski dhe projektet e mira si ky i sotmi që financohen nga fondet e qeverisë për përkrahje të komunave.