Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE para KSHZ-së tha se Zoran Zaev dhe LSDM kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, si askund në botë.
“Morën ministër për punë dhe politik sociale, MPB-në, administratën. Fituan ad hoc trup për censurë, si askund në botë, e cila dënonte vetëm një pjesë të mediave. E vendosën censurën në vitin 2016. Ata dënuan media, gazetarë, përshkak medimit ose disa sekonda që treguan”, tha Gjorçev, raporton SHENJA.
Ai tha se tetë vite KSHZ-në e ka pasur në dorë LSDM-ja dhe se kanë mundur të kontrollojnë Listën Zgjedhore.
“Pikërisht kjo përbërje vërtetoj se sa duhet të jetë ky numër i votuesve. Maqedonia votoi, populli votoi. Dhe çfarë vendosi populli? Fitore për VMRO-në dhe koalicionin. Ky është verdikti i popullit. Në njësinë numër zgjedhore 6, kemi pasur zgjedhje të pastërta si loti, kemi fituar me mundin tonë. Edhe anëtarë të LSDM-së erdhën dhe na u bashkuan për shkak se kishin shqetësim për atë që po e ofron LSDM-ja. Asnjë anëtarë i vjetër nuk përkrah ideat e Zoran Zaevit”, tha Gjorçev, i cili shtoi se ata do të jenë prezent aty para KSHZ-së, duke e mbrojtur siç tha ai “të drejtën e votës”. /SHENJA/