Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 197 gjoba, prej të cilave 42 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës nën ndikim të alkoolit, 24 gjoba u janë shqiptuar motoçiklistëve, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi. Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për kalim në të kuqe në semafor dhe 58 për parkim të parregullt.
– Advertisements –