Punëtorët turistik, pronarët e restoranteve dhe hotelierët reagojnë ndaj gjobave të larta nga shërbimet e inspektimit. Mendojnë se kjo ndikon negativisht në punën e tyre në këtë situatë të ndërlikuar ekonomike në vend.
Këto probleme nga ky aspekt janë të përhershme. Ne besojmë se gjobat janë shumë më rigoroze se sa vetë shkelja e ligjit. Ne nuk themi se nuk duhet të respektohet ligji, por duhet të ketë një proporcionalitet të shkeljes me sanksionin. Më së shumti është ekspozimi me Ligjin për mos pirjen e duhanit në tarraca, pastaj me Ligjin për mos-qëndrim të të miturve pas orës 24 – tha Mihail Mishev, kryetar i Shoqatës së pronarëve të restoranteve në Ohër.
Rufi Ajazi pronar i një hoteli në Strugë thekson se gjobat që tashmë zbatohen në Maqedoni nuk korrespondojnë me standardin jetësor.
Kryetari i Asociacionit të Hoteleve të Maqedonisë, Kërste Bllazheski thotë se disa hotele buzë liqenit vitet e fundit kanë marrë dënime më të mëdha se 100 000 euro. Vetëm hoteli Drin është gjobitur më shumë se 200. 000 euro për tri vitet e fundit. Bllazheski shton se dënimet shpesh edhe keqpërdoren.
Miki Trajkovski

