Gjatë këtij viti përfshirë nëntorin, në rrugët e Maqedonisë së Veriut ka pasur gjithsej 106 aksidente me pasoja në vdekje, në të cilat jetën e kanë humbur 114 persona, informoi kryetarja e Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), Gordana Kozhuvarovska, në brifing me mediat.
Theksoi se shënohet ulje e numrit të aksidenteve me të vdekur në raport me vitin e kaluar 2022 në të cilin ka pasur gjithsej 109 aksidente me 116 persona të vdekur.
“Siguria në komunikacion është imeparativ i të gjithë subjekteve nga sfera e komunikacionit, por është e rëndësishme edhe për çdo njeri sepse çdonjëri në mënyrën e vet është pjesëmarrës në komunikacion. Për çdo ditë jemi dëshmitarë të një numri të madh të aksidenteve të cilët shpesh kanë edhe pasoja të padëshirueshme. Për fat të keq ende nuk mund të themi se kultura në komunikacion dhe etika në komunikacion janë në nivel të kënaqshëm”, porositi Kozhuvarovska.
Në pjesën e parandalimit, Kozhuvarovska thotë se është me rëndësi të punohet në ngritjen e vetëdijes të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, si dhe në ndërtimin e sistemit të vlerave shoqërore në të cilin siguria dhe etika në komunikacion do të marrin vend adekuat.
“Në vitin 2023, KRSKRR zbatoi një numër të madh fushatash parandaluese dhe edukative, ndër të cilat më të rëndësishmet janë fushata “Fushata e Dimrit dhe Vitit të Ri”, “Drejto me kujdes për festën e dashurisë dhe verës”, fushata e 8 Marsit “Ji krenare që vozit e sigurt”, më pas fushatat “Vëre rripin e sigurimit”, “Edhe unë edhe ti unë jemi këmbësorë”, “Kam kujdes dhe vozis i sigurt”, fushatë për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion, fushatë për maturantët “Në mbrëmjen e maturës pa veturë”, si dhe fushata “Ta mundim jokulturën në komunikacion”, deklaroi Kozhuvarovska.
Fushatat ishin mbështetur dhe realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin të Sigurisë në Shkup, si dhe me këshillat komunalë për siguri në komunikacionin rrugor.