Gjithsej 24,2 për qind e të rinjve kanë pirë duhan dhe 38 për qind kanë përdorur alkool në 30 ditët e fundit, tregojnë rezultatet nga raporti për Përdorimin e cigareve, alkoolit dhe drogave tek rinia shkollore në vitin 2015 të Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë.
Hulumtuesja kryesore për përfaqësimin e substancave subtropike dhe prëdorimin e tyre nga nxënësit (EPSAD) në Maqedoni, Silvana Onçeva, tha se dukshëm ulet numri i të rinjve të cilët kanë përdorur cigare prej 56,5 për qind në vitin 1999 në 38 për qind në vitin 2015, që është nën mesataren evropiane prej 46 përqindëve.
“Një e katërta apo 24 për qind kanë pirë duhan në 30 ditët e fundit, përderisa mesatarja evropiane është 21 për qind. Shqetëson numri i madh i të rinjve, përkatësisht 38 për qind të cilët kanë marrë alkool në muajin e fundit, si dhe 26 për qind e të rinjve të cilët kanë pirë mbi pesë pije me një rast. mesatarja evropiane është 48 për qind. Alkooli më shpesh i përdorur është birra me çka më së shpeshti edhe fillohet, pas çka pason vera dhe pija e fortë. Si moshë e përdorimit të parë të alkoolit më së shumti ka në 15 vjet, por ka raste edhe nën nëntë vjet”, tha Onçeva.
Sipas Onçevas, edhe një numër i madh të rinjsh janë deklaruar se merren me sport, dy të tretat e të rinjve janë çdo ditë në internet, ndërkaq shqetëson edhe ajo që 13,6 për qind e nxënësve kanë deklaruar se kanë luajtur bixhoz gjatë vitit të kaluar, ku më shpesh apo 16,2 për qind bëhet fjalë për bast në bastore, 10,8 për qind lojë me letra, lotari , bingo dhe 4,7 për qind lojë në aparate.
Theksoi se nga 35 shtete që kanë marrë pjesë në hulumtim, Maqedonia për nga numri i të rinjve të cilët kanë pirë cigare në 30 ditët e fundit është në vendin e 14-të, ndërsa për nga numri i të rinjve të cilët kanë përdorur alkool në 30 ditët e fundit është në vendin e 9-të. Sipas hulumtimit, pije energjike kanë përdorur 60 për qind prej të cilëve 10 për qind mbi 40 herë në jetë.
Hulumtimi ESPAD është zbatuar në 82 shkolla të mesme me ç’rast janë anketuar 4.739 nxënës. Raporti i elaboroi rezultatet e gjithsej 2.430 nxënësve të moshës prej 15 deri 16 vjeç.
Hulumtuesja kryesore për Hulumtimin global për përdorimin e duhanit, Elena Qosevska e Institutit për shëndet publik, tha se masat me Ligjin për ndalesën për pirjen e duhanit japin rezultate dhe hulumtimi tregon se përfaqësimi i duhanit dhe i cigareve tek të rinjtë në Maqedoni është në trend zvogëlimi.
“Sipas rezultateve të hulumtimit 7,6 për qind e të rinjve në vitin 2015 janë prononcuar si duhanpirës, kundrejt tetë për qind në vitin 2008. Si faktorë të cilët ndikojnë tek të rinjtë për përdorimin e duhanit sipas rezultateve të hulumtimit janë miq të cilët janë duhanpirës me 10,8 për qind, ekspozimi në tym prej cigareve në shtëpi 46,2 për qind dhe ekspozimi në tym në vende publike 49,8 për qind. Si problem theksohet edhe qasja e lehtë e të rinjve deri tek cigaret ku sipas hulumtimit 78,2 për qind vetë kanë blerë cigare në dyqan me ç’rast nuk janë refuzuar”, tha Qosevska.
Theksoi se ka trend të volitshëm të zvogëlimit të përdorimit të duhanit, por rritet numri i konsumatorëve të cigareve elektrike (3,9 për qind) dhe të rinjve të cilët kanë provuar nargile apo një lloj tjetër të duhanit që nuk shfrytëzohet.
Hulumtimi për përdorimin e duhanit tek të rinjtë në Maqedoni është zbatuar për herë të tretë dhe është pjesë e sistemit global për mbikëqyrjen e duhanit. Me hulumtimin janë përfshirë 4.919 nxënës të moshës 13 deri në 15 vjeç.
Nga Instituti për shëndet publik rekomandojnë se është i domosdoshëm edukimi i opinionit për dëmin nga përdorimi i alkoolit dhe duhanit tek të rinjtë, rritja e kapaciteteve të këshillimoreve, ndalesa në sipërfaqe të mbjella me duhan, debate dhe fushata në media, ndalesa e emetimit të emisioneve të cilat promovojnë duhanin dhe përdorimin e alkoolit dhe zbatimi i ligjit për duhan dhe restriksionet për pirjen e duhanit në vende publike.
Data 30.11.2024
Aktuale
- Neroni më në fund dogji veten
- Reagon edhe presidenti serb pas shpërthimit në kanalin e Ibër Lepencit
- Djegia e flamujve, Taravari: Mos bini bre e skenarëve që i bëjnë ata që i pret drejtësia
- Taravari: Polici që hoqi flamurin shqiptar duhet të përballet me drejtësinë
- Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit: Krimi dhe akuzat politike që tronditin Kosovën
- Janë arrestuar dy grabitësit që grabitën një dyqan në parkun e qytetit në Shkup
- Eurobarometri: Shumica e qytetarëve kanë besim në BE
- Sulmi në veri të Kosovës, reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në rajon