Ndërroi jetë lehona e cila pas lindjes u hodh nga dritarja e gjinekologjisë në Shkup. Ekipi i Klinikës hedh poshtë përgjegjësinë për rastin e 39-vjeçares, e cila ka ndërruar jetë mbrëmë nga lëndimet e rënda.
Ndonëse Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, me inspektimin e jashtëzakonshëm pas aksidentit, konstatoi lëshime dhe mori vendim për përcaktimin e përgjegjësisë së punonjësve shëndetësorë, të cilët nuk siguruan psikiatër për lehonën edhe pse në dy raste ajo kishte shfaqur ankth.
Megjithatë nga Klinika Gjinekologjike thonë se kanë bërë gjithçka. Ata do t’u përgjigjen hetuesve javën e ardhshme.


