Gjesti është përfshirë në një debat të ashpër me Rozana Radin pas informacioneve nga jashtë që i solli G Bani, kinse me Egli Takon kanë kryer marrëdhënie.
Ai u bë nervoz me këngëtaren pasi ka qenë ajo që ia ka përmendur banorëve të tjerë këtë rast.
Banori nga Kosova e quajti manipuluese dhe se ka dashur që ta nxjerr keq Eglin para të gjithëve.
“Manipuluese e keqe, duke u munduar ta nxjerrësh vajzën keq. T’ia cënosh moralin, a kush je ti. Më shiko në sy, a është mirë me prek në moral një femër”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Edhe nëse ka bërë, ka bërë për vete. A je nëna e saj, a je halla e madhe. Kush je ti”.
Ai mes të tjerash i tha: “Duhet me të ardh marre. Mos bëj gjeste. E pafytyrë”.
Rozana nga ana tjetër i kërkoi që të largohej duke i mohuar të gjitha këto.