“Jemi të kërcënuar nga Rusia”. Kjo është frika më e madhe e gjermanëve që nga viti 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës. Ushtria gjermane, kohët e fundit mori të gjitha masat për një rritje masive të investimeve pasi Parlamenti votoi për të përjashtuar shpenzimet e mbrojtjes, duke tejkaluar edhe rregullat strikte të shpenzimeve të mbrojtjes, shkruan A2.
Gjenerali i lartë gjerman Carsten Breuer, tha për gjigantin britanik BBC se rritja e parave është urgjentisht e nevojshme, sepse ai beson se agresioni rus nuk do të ndalet në Ukrainë: “Ne jemi të kërcënuar nga Rusia. Ne jemi të kërcënuar nga Putin. Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për ta penguar atë”.
Ai paralajmëron se NATO duhet të përgatitet për një sulm të mundshëm brenda katër vjetësh: “Nuk ka të bëjë me sa kohë na duhet, ka të bëjë shumë më shumë me atë se sa kohë na jep Putini për t’u përgatitur. Dhe sa më shpejt të jemi të përgatitur, aq më mirë”.
Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar thellësisht mendimin në Gjermani. Për dekada njerëzit janë ngritur mbi një refuzim të fuqisë ushtarake, të vetëdijshëm për rolin e kaluar të Gjermanisë si agresor në Evropë. Kur bëhet fjalë për Rusinë, Gjermania ka pasur një qasje specifike. Ndërsa vende si Polonia dhe shtetet baltike paralajmëruan të mos afroheshin shumë me Moskën dhe rritën shpenzimet e tyre për mbrojtjen, Berlini nën ish-kancelaren Angela Merkel besonte në të bërit biznes. Rusia mori paratë dhe pushtoi Ukrainën gjithsesi.
Vlerësimi i ashpër i shefit të mbrojtjes për gjendjen aktuale të forcave të tij tingëllon me një raport të fundit në Parlament. Bundeswehr-i, përfundoi ai, kishte “shumë pak nga gjithçka”. Një sondazh i fundit i YouGov tregoi se 79% e gjermanëve ende e shohin Vladimir Putinin si “shumë” ose “mjaft” të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë evropiane. Tani 74% thanë të njëjtën gjë për Donald Trump. Sondazhi pasoi një fjalim në Mynih, në të cilin zëvendëspresidenti i tij JD Vance foli për Evropën dhe vlerat e saj.
Ajo që nuk e mbështet mobilizmin e përgjithshëm gjerman është opozita politike. “Bundeswehr nuk ka nevojë për 18-vjeçarë që mezi mbajnë një pushkë sulmi. Në shekullin e 21, ajo ka nevojë për forca shumë të specializuara”, prandaj, ushtria gjermane duhet të bëhet më tërheqëse, thekson kryetari i kryetari i Socialistëve të rinj pranë SPD, Philipp Türmer.