Komunikacioni rrugor në Maqedoni po zhvillohet në rrugë me lagështi, si rezultat i të reshurave të dendura të natës.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) udhëzon shoferët të përshtatin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Kujdes duhet të kenë ata shoferë që vozitin nëpër gryka mali, sepse mund të ketë rrokullisje gurësh dhe rëshqitje dheu.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.