Një trup njeriu në fazë të avancuar të shkatërrimit është gjetur në një pusetë kanalizimi në lagjen Sopishte të Shkupit. Siç informoi MPB, rasti është denoncuar në ora 12:30 në stacionin e policisë në Kisella Vodë. Trupi është gjetur gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në lokalitetin “Qyteti i diellit” në fshatin Sopishte. Ekspertizë në vend ka kryer një ekip i SPB Shkup. Me urdhër të Prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Punohet në identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e plotë të rastit.
Data 24.08.2026
Aktuale
- Shtrenjtohen derivatet: Dizeli nga mesnata arrin 101,5 denarë për litër
- Studentët do të marrin nga 140 denarë për cdo ushqim
- AUV: Asgjësohet mbi 27.5 ton qumësht UHT i pasigurt i importuar nga Kosova
- Çmimet e ushqimeve pritet të rriten sërish në Maqedoni: Dy valë shtrenjtimesh deri në maj 2027
- Naser Zenuni, kandidat i mundshëm për kryetar të Bërvenicës?!
- 16-vjeçarja futet papritur në fushë dhe rrëzon lojtarin – më pas tregon pse e bëri
- Forcat speciale të Maqedonisë dhe SHBA-së zhvillojnë trajnim të përbashkët
- Shtyhet seanca për “Lotarinë Shtetërore”, mbrojtja kërkon kohë për provat


